KuiziRenditjaRregullorjaShto Pyetje Merr Kuiz
1. TE PERGJITHSHME
1.1 Një vizitor mund të ketë vetëm një llogari në Albeu.com. Në të kundërtën, sanksionohet sipas pikës 5.5 të kësaj rregulloreje.
1.2 Antari është i detyruar të përdor Emrin dhe Mbiemrin e vet të vërtetë. Nëse nuk dëshiron që identiteti i tij t'u shfaqet vizitorëve të tjerë, atëherë ai mund ta zgjedh opcionin Private te Emri dhe Mbiemri në panel, duke u shfaqur të tjerëve vetëm Emrin e Përdoruesit (username).
1.3 Çdo kuiz përbëhet nga 10 pyetje. Brenda ditës ju mund të merrni maksimumi 15 kuize.
1.4 Pyetjet fillojnë nga më të lehtat dhe vazhdojnë duke u vështirësuar.
1.5 Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese, ju duhet të merrni kuizet duke qenë i loguar në mënyrë që të ruhen statistikat tuaja.
1.6 Rënditja e antarëlve në Kuiz bëhet sipas mesatares së pikëve.
1.7 Mesatarja e antarit llogaritet sipas kësaj formule: MESATARJA = (pikët totale/nr. i kuizeve) + (nr. i kuizeve x 0.1) + (nr. i pyetjeve të shtuara x 0.1)
1.8 Statistikat për antarë ruhen në bazë ditore, javore dhe mujore.
1.9 Kuizet formohen në momentin që vizitori fillon kuizin. Përzgjedhja e pyetjeve nga databaza është rastësore sipas algoritmit të paracaktuar i cili fillimisht analizon përgjigjet tuaja të mëparshme.
2. PYETJET
2.1 Pyetjet kanë përgjigje me pesë alternativa, ku vetëm njëra është e saktë.
2.2 Ju duhet t'i përgjigjeni një pyetjeje brenda 20 sekondave. Në të kundërtën, përgjigja konsiderohet e gabuar.
2.3 Pyetjet janë të klasifikuara në 5 shkallë vështirësie. Sa më e vështirë të jetë pyetja, aq më të lartë e ka koeficientin, që do të thotë më shumë pikë për ju nëse përgjigjeni saktë. Vështirësia e pyetjeve ndryshon në vazhdimësi në varësi të përgjigjeve të vizitorëve. Sa më shumë veta t'i përgjigjen saktë një pyetjeje, aq më shumë i ulet koeficienti, dhe e kundërta (dmth. në varësi të saktësisë së përgjigjeve të vizitorëve, ndryshon shkalla e vështirësisë dhe koeficienti për pyetjen).
2.4 Pas Çdo pyetjeje, juve do t'iu shfaqen pikët e marra deri në atë moment por nuk shfaqet alternative e saktë për të mos konsumuar pyetjen, pasi e njëjta pyetje mund t'ju shfaqet sërish.
3. OPSIONET
3.1 Gjatë një kuizi ju mund të përdorni katër opsione shtesë: "Joker", "Hiq dy alternativa", "Pyet publikun" dhe "Pyet miqtë në Facebook".
3.2 "Jokeri" përdoret për pyetjen e rradhës ndërsa nëse gjeni përgjigjen e saktë, pikët e pyetjes dyfishohen, nëse gaboni e njëjta sasi pikësh ju hiqet.
3.3 "Hiq dy Alternativa" është opsion që mund të përdoret njëherë brenda një kuizi dhe heq dy alternativa të gabuara.
3.4 "Pyet Publikun" është opsion që ju shfaq statistikat e përgjigjeve të vizitorëve për pyetjen përkatëse.
3.5 "Pyet miqtë në Facebook" është opsion që ju zgjat kohëzgjatjen e përgjigjes nga 25 sekonda në 5 minuta. Njëkohësisht, juve ju hapet dritarja e cila ju mundëson lehtësisht postimin e pyetjes në Facebook ku mund të merrni ndihmën e miqve tuaj.
3.6 Për të njëjtën pyetje ju mund të përdorni vetëm njërin prej opsioneve.
4. SHPERBLIMET
4.1 Shpërblimet e publikuara që në fillim të kuizit, kryen brenda 7 ditëve nga data e përfundimit të kuizit. Shpenzimet e dërgesës jashtë Shqipërisë, hiqen nga shuma e fituar.
4.2 Pagesat në monedha apo shpërblimet materiale, ju dërgohen fituesve përmes bankës, western union, moneygram, paypal ose përmes postës në emrat e deklaruar gjatë regjistrimit. Personat që përdorin emra të rremë, nuk do të mund të bëjnë tërheqjen e shpërblimeve.
4.3 Për të marr pjesë në lojën shpërblyese të javës, pjesëmarrësi duhet të ketë marrë të paktën 30 kuize ndërsa për kuizin e muajit ose kuizet e gjata më shumë se dy javë, pjesëmarrësi duhet të ketë marë të paktën 100 kuize. Personat që nuk plotësojnë numrin minimal të kuizeve, edhe pse rënditen në kuiz, nuk përfitojnë shpërblimet ndërsa i njëjti shpërblim i kalon personit të rënditur një vend më posht që ka plotësuar këtë kusht.
4.4 Një person nuk mund të fitojë 2 herë rradhazi shpërblim në të njëjtin lloj të kuizit (psh. kuizi i javës). Personat që në kuizin e mëparshëm të të njëjtin lloj kanë fituar shpërblim, edhe pse rënditen në kuiz, nuk përfitojnë shpërblimet ndërsa i njëjti shpërblim i kalon personit të rënditur një vend më posht dhe që nuk ka fituar asnjë Çmim në kuizin e kaluar.
5. ABUZIMET DHE DENIMET
5.1 Kuizi në Portalin Albeu synon matjen e njohurive të pjesëmarrësve dhe shpërblimin e tyre. Abuzimet, keqpërdorimet dhe përdorimi i teknikave të palejuara për të shtuar pikët apo për të manipuluar sistemin dënohen me penalizimet a) PARALAJMERIM, b) Heqje pikësh c) BLLOKIM I LLOGARISE SUAJ dhe ANULLIM I SHPERBLIMEVE TE FITUARA deri në atë moment.
5.2 Sistemi i Portalit Albeu identifikon dhe ndjek lëvizjet dhe veprimet e dyshimta dhe ia raporton Administratorit. Administratori monitoron llogarinë tuaj për një kohë dhe nëse dyshimet e sistemit vërtetohen nga administratori, llogaria juaj PENALIZOHET.
5.3 Para Çdo ekzekutimi të dënimit, Administratori njofton antarin përmes mesazhit në sistem si dhe e-mailit.
5.4 Nëse shkeljet nuk janë të rënda dhe nuk ndikojnë në përcaktimin e fituesit, atëherë Administratori mund të vendos ta paralajmëroj antarin dhe të fshijë një sasi pikësh në masën e abuzimit të kryer.
5.5 Nëse antari përdor disa llogari me emra të tjerë ose emra të rrejshëm, atëherë penalizohet me BLLOKIM TE LLOGARISE.
5.6 Vendimet e Administratorit të Kuizit mund të ankimohen por janë të përfundimtare dhe të pa ndryshueshme.
5.7 Portali Albeu mban të rezervuar të drejtën për ndryshuar herë pas here rregullat e Kuizit.
Ju rikujtojmë pjesëmarrësve në Kuiz se për të fituar çmimin e Muajit, ju duhet të keni marrë të paktën 100 kuize!.

Fitues i Çmimit të Muajit të kaluar në kuizin e Albeu-t (05 Shkurt - 28 Shkurt 2014) është anëtari me emrin suela kameraj.

suela kameraj është fitues i çmimit prej 50 euro. Fituesi i dytë është Shqipdon Bytyqi ndërsa i treti ezel2012. Vendi i dytë dhe i tretë fitojnë nga një rimbushje celulari me vlerë 10 euro.
Ju nuk jeni i loguar! Ju mund të merrni disa kuize provë por statistikat tuaja nuk do të ruhen. Kështuqë, kuizet që merrni nuk llogariten për të marrë pjesë në lojën shpërblyese!
"Pyet Publikun" është opsion që ju shfaq statistikat e përgjigjeve të vizitorëve për pyetjen përkatëse.